Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” për lojtarin më të mirë të xhiros në Superligën e Kosovës.

Çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 33 të Superligës së Kosovës e ka fituar portieri i Ulpianës, Andi Thaqi, përcjellë TV Malisheva.

Thaqi tregoi paraqitje tejet të mirë në ndeshjen kundër Dukagjinit, ku pati disa pritje fantastike gjatë kësaj ndeshjeje, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm.

Pavarësisht paraqitjes së Thaqit, skuadra e Ulpianës nuk arriti t’i shmangej disfatës, ku pësoi humbje 2:1 nga Dukagjini.

Në fakt, klubi i Ulpianës tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në Superligë, por me paraqitjet e saj gjatë këtij edicioni ka fituar simpatinë e dashamirëve të futbollit.

/TV Malisheva

Share.