Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtoreshën për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, kanë vizituar maturantët e dy shkollave të komunës së Malishevës, që këto ditë po qëndrojnë në qytetin e Durrësit.
Kryetari Kastrati bashkë me drejtoreshën Krasniqi kanë takuar maturantët dhe një pjesë të personelit drejtues dhe arsimor të shkollave, të cilët edhe po kujdesën maksimalisht që ky udhëtim i maturantëve tanë atje të shkoi sa më mbarë.
Kryetari Kastrati gjatë këtij qëndrimi disa orësh pranë maturantëve, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me ta, si dhe kanë përfunduar edhe një drekë të përbashkët në ambientet ku edhe po qëndrojnë maturantët.
Në fund, kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi kanë kërkuar nga maturantët që të respektojnë rregullat e kësaj vizite, si dhe të marrin informata me rëndësi përmes vizitave që u bëhen qyteteve e vendeve me rëndësi historike e kombëtare në Shqipëri./TV Malisheva