Ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ka pretenduar se pas darkës informale në Berlin me të dërguarin e BE Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë shkuar për të pirë një birrë në një lokal në kryeqytetin e Gjermanisë.

Jeremiç përmes një postimi në Twitter nuk përmend emrat e dy liderëve, por i quan dy politikanë të shquar ballkanikë.

“Mbrëmë, dy politikanë të shquar ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, shkuan për një birrë në lokalin Ständige Vertretung në Berlin – siç u ka hije miqve. Për çfarë folën ata?”, shkruan Jeremiç.

Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan një dakë informale me të dërguarin e BE, Miroslav Lajçak.

/TV Malisheva

Share.