“Moska beson se mund të kryejë krime lufte pa u ndëshkuar, për shkak të fuqisë së saj bërthamore”.
Kështu deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky këtë të premte, gjatë një fjalimi adresuar Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare, Chatham House.
Në lidhje me situatën në Mariupol, Zelensky u shpreh se qyteti jugor po përballet me vështirësi të mëdha për ushqim, shkruan BBC.
“Do të ketë një gjykatë ushtarake për vrasjet, vdekjet dhe torturat. Por pse kjo mizori? Kjo është propaganda që e zhvilloi këtë urrejtje dhe e ndezi atë në një masë të tillë përpara luftës së plotë”, tha presidenti.
/TV Malisheva