Agresioni rus në Ukrainë nuk pritet të ndikojë shumë në turizmin shqiptar rajonal. Shqipëria dhe Uliqini, si pjesë e bregdetit malazez, presin turisë rusë dhe ukrainas por jo në masë aq të madhe se nacionalitetet e tjera. Përfaqësues të sektorit të turizmit nga këto dy vende presin të kenë një sezon të suksesshëm turistik këtë verë pavarësisht asaj çfarë po ndodhë në Ukrainë.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, nga 5.6 milionë shtetas të huaj që kishin vizituar Shqipërinë, 110,205 ishin ukrainas, ndërsa 36,475 ishin rusë. Shqipëria hoqi vizat për rusët për sezonin turistik, duke iu dhënë leje qëndrimi për 90 ditë, në përpjekjeje për të tërhequr më shumë rusë në plazhet shqiptare.

Anëtari i Shoqatës së Unionit të Turizmit në Shqipëri, Kujtim Dervishi se përkundër ndikimeve të mundshme nga lufta, pritshmëritë janë që shifra e turistëve që do të kalojnë pushimet në Shqipëri të tejkalojë atë të sezonit të vitit 2019, sezoni i fundit para pandemisë dhe tërmetit që goditi disa zona bregdetare.

“Lufta në Ukrainë do të ndikojë edhe në turizmin shqiptar edhe në turizmin e Kosovës kuptohet ne bëmë hapjen e sezonës turistike në institucionet e shtetit shqiptar, ku kishim mjaft të ftuar nga e gjithë Shqipëria e sigurisht e bëmë aty për të treguar gjithë restoranteve, bujtinave dhe hotelerisë në Shqipëri, që turizmi i këtij viti, 2022-ës mendoj që do të jetë i suksesshëm pavarësisht luftës në Ukrainë. […] Unë nuk mund të flas me shifra konkrete por mendoj që do ta tejkalojë prurjen e vitit 2019, viti 2022 do të jetë mjaft i suksesshëm në turizmin shqiptar edhe të Kosovës. Ne po punojmë në drejtim që të realizojmë objektivat e vitit 2022”, tha ai.

Dervishi thotë se janë marrë të gjitha masat nga ana e autoriteteve shtetërore që të krijohen kushtet që turistët të kalojnë pushimet më të mira.

“Shqipëria edhe veçanërisht ministria e Turizmit shqiptar ka marrë masa kryesisht për mjedis të pastër, sepse pa mjedis të pastër turizmi nuk mund të zhvillohet, dhe kjo bën që ne po i paraprijmë e gjithë hotelieri shqiptare, pas kësaj pandemie, pas luftës, pas tërmetit në Shqipëri. Mendoj që ky vit më i suksesshëm për Shqipërinë”, tha ai.

Edhe Mali i Zi pret që mos të ketë shumë ndikim në turizëm situata në Ukrainë. Veçanërisht në qytetin e Ulqinit, i cili për kosovarët është një destinacion i preferuar për të kaluar ditët e verës.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga ka thënë se në këtë qytet edhe në vitet e kaluara nuk ka pasur shumë turistë nga Rusia dhe Ukraina prandaj nuk pret që situata atje të ndikojë shumë në numrin e pushuesve.

“Besoj se Ulqini do të jetë i goditur më pak se të tjerët, sepse ne në përgjithësi një përqindje jo të madhe. Kemi pasur turistë nga Ukraina dhe Rusia, dhe mbi të gjitha ne jemi fokusuar gjithmonë në rajonin tonë por edhe në shtete të tjera të Evropës Perëndimore, normalisht me Poloninë dhe Çekinë që janë mysafirë të rregullt në qytetin tonë pra mbi të gjitha respekti dhe atë në çfarë bazohemi është Kosova e cila tashmë tradicionalisht, ka disa vite e më shumë që e ka adresën e zgjedhur ku do t’i kalojnë pushimet, e që është Ulqini”, tha Hajdin Aga.

Sikurse në Shqipëri, ashtu edhe në Ulqin, peshën kryesore të turizmit të këtij viti, sipas përfaqësuesve të këtyre shoqatave, pritet ta mbajnë pushuesit nga Kosova si dhe shqiptarët nga vendet e tjera./TV Malisheva

Share.