Chelsea do të përballet me Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”, me The Blues që duhet të fitojnë patjetër.
Për këtë ndeshje, skuadra londineze do të jetë pa Ben Chilwell, Callum Hudson-Odoi, Jorginhon dhe N’Golo Kante, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, ‘Ujqit’ nuk mund të llogarisin në Nelson Semedon dhe Kilman, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet bazë
Chelsea: Mendy, Silva, Rudiger, Azpilicueta(c), Kovacic, James, Alonso, Loftus-Cheek, Werner, Lukaku, Pulisic
Wolves: Jose Sa, Coady, Saiss, Boly, Ait-Nouri, Jonny, Joao Moutinho, Dendoncker, Ruben Neves, Jiménez, Pedro Neto.