Burime për A2 CNN zbulojnë kandidaturën e dytë për kryetar të Partisë Demokratike, pas asaj të zyrtarizuar tashmë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Bëhet fjale për Ibsen Elezin, ka depozituar dokumentet pranë Komisionit Operacional zgjedhor të PD-së.
Para disa vitesh Elezi ka mbajtur postin e kryetarit të degës në Kukës, ndërkohë që pas 25 prillit ai ishte ndër të parët që kërkoi largimin e Lulëzim Bashës dhe tani është kritik edhe ndaj Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit.
7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për procesin zgjedhor për kryetar të Partisë Demokratike, raporton TV Malisheva.