Frontmeni i grupit muzikor U2, Bono e quajti luftën në Ukrainë “luftë e një njeriu” dhe tha se ai besonte te të rinjtë e Rusisë “për ta dëbuar këtë njeri jashtë”, duke iu referuar kështu presidentit rus Vladimir Putin.
Ai gjatë një vizite sot në Kiev tha për SkyNews se ishte e vështirë “të merr një kuptim” të asaj që po ndodhte në Ukrainë, por “provat” ishin “të errëta”.
“Unë mendoj se është me të vërtetë lufta e një njeriu. Unë u besoj të rinjve në Rusi që ta largojnë këtë njeri nga zyra e tij,” tha ai.
Bono dhe shoku i tij muzikant The Edge ishin ftuar për të vizituar Ukrainën nga presidenti Volodomyr Zelensky pasi i dërguan atij një poezi të shkrimtarit ukrainas Taras Shevchenko në fillim të luftës.
“Ne e takuam atë përpara se të ishte president dhe menduam se ishte gjëja e duhur për të bërë dhe më pas ai na ftoi të ktheheshim për të luajtur në nëntokë këtë mëngjes në Kiev,” tha ai.