Trupat ruse sot kanë kërkuar lista të apartamenteve bosh në qytetin e Kherson.
Ihor Kolykhaiev, kryebashkiaku i Khersonit, ka konfirmuar lajmin për BBC, por thotë se nuk është i sigurt se për çfarë do të përdoret lista. Ai është i paqartë nëse apartamentet do t’i ofrohen ushtrisë ruse.
Megjithatë, inteligjenca ushtarake e Ukrainës pretendon se apartamentet do të strehojnë trupa dhe agjentë të inteligjencës.
Kishte gjithashtu zëra se ushtria ruse mund të përgatitej për një referendum, por Kolykhaiev e mohoi këtë, duke pretenduar se është e ndaluar të mbahet një referendum gjatë gjendjes ushtarake.
Javën e kaluar një banor i Khersonit ka treguar se njerëzve po u mbaronin ilaçet dhe se banorët po shisnin ushqim nga makinat e tyre.
Ekziston një ndjenjë nervozizmi nga thashethemet se sistemi bankar ukrainas do të fiket. Thuhet se ka pasur disa përpjekje për të instaluar rubla ruse në disa zona, por ato dyshohet se dështuan.