Gazetari i njohur i sportit Fabrizio Romano e konfirmoi sot zëvendësuesin e yllit Erling Haaland te Borussia Dortmundi.

Bëhet fjalë për sulmuesin gjerman Karim Adeyemi, i cili i bashkohet Dortmundit nga RB Salzburgu për një shumë afro 38 milionë eurosh, përcjellë TV Malisheva.

Adeyemi ka nënshkruar kontratën e tij të re me klubin gjerman, e cila do ta mbajë në “Signal Iduna Park” për pesë vitet e ardhshme, respektivisht deri në qershor të vitit 2027.

Në 92 paraqitje për RB Salzburgun, Karim Adeyemi ka arritur të regjistrojë 33 gola dhe 23 paraqitje mbi emrin e tij.

/TV Malisheva

Share.