Liga e futbollit më atraktiv në botë, respektivisht Premier Liga angleze, vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, ku spikat ajo mes kampionit aktual Manchester Cityt dhe skuadrës së Wolverhampton.
Programin e sotëm do ta hap ndeshja mes Leeds United e Chelseat, ku të dy skuadrat do të zbresin në stadiumin “Elland Road” me fillim nga ora 20:30, përcjell TV Malisheva.
Po ashtu, me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohen dy ndeshje, ku Leicesteri pret në shtëpi Norwichin, kurse Evertoni synon të vazhdojë garën për mbijetesë me fitore kundër Watfordit.
Ndërkaq, ndeshja përmbyllëse e ditës së sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 21:15, ku në stadiumin “Molineux” Wolverhamptoni do të kërkojë të befasojë Manchester Cityn.
Momentalisht, tabelën e kryeson City me 86 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë, por që ky i fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse Top 4 e mbyllin Chelsea me 67 pikë dhe Arsenali me 66 sosh.
Në anën tjetër, Norwichi me 21 pikë dhe Watfordi me 22 sosh veçse kanë siguruar rënien nga Premier Liga, kurse Leeds zë vendin e 18 me 34 pikë, aq sa ka edhe Burnley jashtë zonës së rrezikut në vendin e 17.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.
20:30 Leeds United – Chelsea
20:45 Leicester City – Norwich City
20:45 Watford – Everton
21:15 Wolverhampton – Manchester City