Boksierja nga Kosova Donjeta Sadiku do t’i rikthehet ringut nesër, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra.

Botërori i boksit të femrave ka filluar garat më datën 6 maj dhe do të zhvillohet deri më 21 maj në Stamboll të Turqisë, përcjellë TV Malisheva.

Sadiku do të ketë përballjen e saj të parë nesër, ku në xhiron e parë eliminatore do të boksojë kundër boksieres nga Japonia, Taguchi Ayska.

Trajneri i boksiereve Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka janë të kënaqur me kundërshtaren që ka përballë Sadiku, dhe presin fitore nga ajo dhe të vazhdojë rrugën drejt medaljes.

/TV Malisheva

Share.