Presidenti i Asociacionit të Futbollit të Ukrainës (UAF), Andriy Pavelko, ka prezantuar fanellat e reja në partneritet me brendin “Joma”, për ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Kombëtarja e Ukrainës.

Fanella është e njëjtë sikurse ajo që është përdorur në Kampionatin Evropian Euro 2020, por tani me disa ndryshime të veçanta, përcjell TV Malisheva.

Në fanellat e reja speciale, Ukraina është solidarizuar me të gjitha shtetet të cilat kanë treguar përkrahje përgjatë luftës aktuale me agresorin rus, duke vendosur flamurët e të gjithave përreth një vije e cila simbolizon kufirin ukrainas.

Në këto fanella speciale, ndër flamurët e përfshirë janë edhe ai i Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa fotot se si duken ato mund t’i gjeni më poshtë.

https://twitter.com/ZoryaLondonsk/status/1523917466489040896

https://twitter.com/DrAlakbarov/status/1524042710155419649

https://twitter.com/zoranceran2/status/1524011802505396232

Share.