Lideri autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko tha se Moska ka pranuar që ta ndihmojë vendin e tij që të prodhojë raketa, përfshirë edhe një raketë të ngjashme me raketën ruse, Iskander.
Lukashenko, gjatë një takimi me zyrtarërusit e mbrojtjes, tha se ngjarjet në Ukrainë treguan rëndësinë e pajisjes së ushtrisë me armë.
“Ne jemi realistë, e kuptojmë se nuk do të mund ta mposhtim NATO-n. Por mund të shkaktojmë dëme, veçanërisht në ato territore nga të cilat do të sulmohemi”, tha Lukashenko.
Minsku është ankuar për muaj të tërë për vendet e NATO-s që grumbullojnë ushtarë pranë kufijve të saj si shtetet Polonia, Lituania dhe Letonia, të cilat janë të gjithë anëtarë të aleancës.
Bjellorusia, aleatja më e afërt e Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, po shikon mundësitë që të rrisë aftësitë e saj ushtarake, raporton Reuters.
/TV Malisheva