Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” sot i dorëzuan trofetë e fituar në Garat Nivel Lokal, Regjional dhe Republikan, arkivit të kësaj shkolle, raporton TV Malisheva.
Nxënësit u pritën nga kolektivi i shkollës, ku drejtori Izet Hoti i falenderoi dhe iu premtoi përkrahje të vazhdueshme në vazhdimësi.
Kujtojmë që ekipi i vajzave të gjimnazit do ta përfaqësojë Kosovën në Garat Ballkanike, që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Postimi i plotë i Gjimnazit:
Sa kënaqësi kur nxënësit tanë sportistë sjellin rezultate të larta për shkollën tonë!
Sot, nxënësit sportistë të shkollës sonë, arkivit të shkollës, i dorëzuan trofetë e fituar në Garat e Nivelit Lokal, Regjional dhe Republikan.
Nxënësit që fituan vendet e para, sot i mirëpritën drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha”, z. Izet Hoti, pedagogia e shkollës, znj. Mirushe Krasniqi-Buzhala dhe profesor Argjend Morina.
- Hoti, i uroi nxënësit dhe falënderoi për sukseset e arritura, si dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme…
Ekipi i vajzave të shkollës sonë, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Garat Ballkanike, që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, thekson përgjegjësi
i ekipit të vajzave, profesor Veton Telaku.
Në fund, kelktivi i gjimnazit i uruan nxënësit sportistë dhe ju dëshiruan suksese në Garën Ballkanike.
@GJIMNAZI”HAMDIBERISHA”,MALISHEVË#