Interi fitoi të mërkurën Kupën e Italisë pasi në finale e mposhti rivalin e përbetuar Juventusin me rezultat 4-2 pas 120 minutave lojë.
Në një sfidë shumë të hapur nuk mjaftuan 90 minuta që të përcaktohet fituesi pasi rezultati ishte 2-2. Për Interin realizuan Barcella dhe Calhanoglu, kurse Sandro dhe Vlahovic ishin realizuesit e Juventusit, transmeton TV Malisheva.
Kroati Perisic ishte vendimtarë në vazhdimet dy herë nga 15 minuta pasi realizoi dy gola, njërin nga penalltia dhe tjetërin nga loja e hapur.
Por, xpenalltia e Perisic nuk ishte e vetmja për Interin në këtë ndeshje, pasi një e tillë u dha edhe në kohën e rregull pas një ndërhyrje në Lautaro Martinez brenda zonës, ndërhyrje kjo që ka ngjallur dyshime nëse ishte e mjaftueshme për të akorduar penallti nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Valeri.
E krejt në fund, derisa po organizohej ceremonia e dhënies së trofeut, derisa ekipa e gjyqtarëve po kalonte përmes korridorit të krijuar nga lojtarët e Interit, Valeri duartrokitet nga gjithë skuadra e Inzaghit, derisa shihet një entuziazëm më i madh nga portieri Samir Handanovic që ulëret drejt gjyqtarit me fjalët “Bravo, Bravo”, derisa Valeri ia kthen me “Falemnderit”.
Ja momenti:

I vincitori giustamente applauditi! #JuveInter #CoppaItaliaFrecciarossa #JuventusInter pic.twitter.com/nV2MmNTtzo
— Paul (@PaoloSebastio) May 11, 2022