Në orët e para të mëngjesit të së enjtes ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë kimike në Slloveni.

Përmes një postimi në Twitter, Administrata e Republikës së Sllovenisë ka raportuar për 20 persona të plagosur dhe 2 persona të djegur në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm ndihmat mjekësore, zjarrfikësit dhe helikopterët.

Personat e lënduar janë transportuar në spitalin ushtarak të Sllovenisë.

Ndërtesa e fabrikës është dëmtuar, ku shpërthimi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha.

Administrata u ka bërë thirrje njerëzve për të qëndruar brenda derisa të shuhet zjarri.

Ndërhyrja e forcave policore dhe të zjarrëfikësve ka qenë e suksesshme, pasi vetëm disa orë më vonë kanë shuar zjarrin.

/TV Malisheva

Share.