Një komandant ushtarak ukrainas thotë se suksesi i një kundërofensive është realizuar nga trupat e tij rreth qytetit të Kharkiv dhe tanimë çdo gjë u lihet atyre në dorë pasi e njohin terrenin. Forcat ruse duket se janë larguar nga qyteti dhe fshatrat përreth.

“Shumica dërrmuese e ushtarakëve që janë rekrutuar për mbrojtjen territoriale –  janë marrë në zona të caktuar për detyra specifike. Avantazhi është se është se vartësit e mi nuk kanë nevojë për harta – ata kanë një hartë në kokën e tyre,  e njohin këtë zonë jo me harta, ata e kanë shkelur  më parë. Kjo është forca jonë”, u shpreh komandanti.

Por më në jug-lindje, përgjatë vijës së frontit në rajonin e Donbasit, forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë me  një breshëri të pamëshirshme artilerie, dhe kanë arritur të marrin disa territore.

Në qytetin Kherson të kontrolluar nga Rusia, imazhet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes ruse tregojnë vullnetarë që shpërndajnë ndihma humanitare.

Zyrtarët atje thonë se planifikojnë të kërkojnë aneksimin nga Moska, një veprim që do të konfirmonte pushtimin e territorit ukrainas.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se i takon banorëve të Khersonit të vendosin nëse duan të bashkohen me Rusinë, por vendimi duhet të ketë një bazë të qartë ligjore.

Separatistët rusë në Donetsk festuan përvjetorin e tetë të pavarësisë së tyre të vetëshpallur. Sheshi  në qendër të qytetit mori emrin e  një oficeri rus, i cili ishte ndër ushtarakët e parë rusë të vrarë në atë që Moska e cilëson  si operacion ushtarak special.

/TV Malisheva

Share.