Nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, priti qytetarët në takimin e rregullt javor, raporton  TV Malisheva.

Qytetarët të cilët sot bashkëbiseduan me nënkryetarin Vesel Krasniqi, paraqitën kërkesa të natyrave të ndryshme, që nga ato, shëndetësore, infrastrukturore për rrjetin energjetik, për rrugë, për çështje socio-ekonomike, për zhvillim të bizneseve dhe kërkesa e projektplane të tjera.

Për të gjitha këto kërkesa dhe plane, Krasniqi i pranoi dhe theksoi me secilin bashkëbisedues se kërkesat dhe planet e juaja do t’i orientoi në sektorët përgjegjës dhe me këshillin e drejtorëve do t’i diskutojmë për t’u dhënë zgjidhje brenda afatit kohor dhe mundësisht t’i realizojmë.

Komuna e  Malishevës i pret qytetarët çdo të enjte, nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

Share.