Anëtari i Bundestagut e ka cilësuar Vuçiqin si një njeri që i ndërron fjalët, ani se e shet veten si luan kudo që gjendet.

”Një rrëfim e ka në Bruksel, tjetër në Moskë, një të tretë në Beograd, të katërtin në një fshat serb. Kjo për neve është e njohur tash e sa vite, por nuk do të mund të funksionojë më”, ka thënë politikani me prejardhje kroate. në një intervistër për javoren serbe “NIN”.

Sipas deputetit gjerman, është momenti i fundit që Serbia t’i vendos sanksionet ndaj Rusisë.

“Njerëzit në Pekin e Moskë nuk janë të marrë. Ata e dinë se rajoni (Ballkani Perëndimor) do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe se nuk mund të mbetet sferë e ndikimit të tyre”, tha ai. “Beogradi duhet të përcaktohet se a dëshiron edhe më tej partneritet me ne, meqë 70 përqind e investimeve në Serbi vjen nga BE-ja, apo me dikë tjetër”.

Por Vuçiq është shfaqur i matur në përgjgjen për kroato-gjermanin, të cilin e ka quajtur si “mik të madh”.

Ai, ka thënë se nuk beson të ketë thënë Juratoviq, dicka të tillë
/TV Malisheva

Share.