Krofnet janë një ushim i preferuar nga gjithë grupmoshat

Përgatitja e tyre kërkon pak kohë, kanë shije shumë më të mirë se ato të blera.

Përbërësit:

Brumi:

– 250 g miell,
– 7 g tharmë të terur,
– 200 ml ujë të nxehtë,
– 100 ml qumësht,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 1 lugë sheqer,
– 1 limon, korja e grirë,
– 2–3 lugë të vogla ekstrakt vaniljeje

Shurupi:

– ½ gotë mjaltë,
– ½ gotë sheqer të kafenjtë,
– ½ gotë ujë,
– dy copë të mëdha lëvore kanelle,
– sipas dëshirës lëng limoni dhe lëvorja

Për hedhje sipër:

– kanellë e bluar,
– arra të bluara

Përgatitja:

Përzieni me tharmin të gjithë përbërësit që të bëni brumin konsistent paksa më të dendur se brumi për palëpeta.

Mbuloni dhe lini në vend të ngrohtë dy orë që të bymehet. Brumi do të dyfishohet. Përzieni të gjithë përbërësit për shurup, zieni afro dhjetë minuta.

Kur brumi të bymehet, me lugë kapni dhe piqni në shumë vaj.

Krofnet e pjekura një herë rendisni në rrjetën për ftohje të cilën e keni vendosur mbi pjatë – le të kullohen derisa të piqni pjesën tjetër.

Kur të piqen të gjitha, qitni krofneve shurupin, kanellën dhe arrat e bluara./TV Malisheva

Share.