Një person është gjetur i shtrirë në një depo në Vushtrri. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
/TV Malisheva