Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po sipas sipas planit rus dhe se përpjekja e Moskës për të marrë rajonin lindor të Donbasit ka “ngecur”.

Jens Stoltenberg tha gjithashtu se Ukraina mund ta fitojë konfliktin.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë vlerëson se Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcës së saj luftarake tokësore, që nga fillimi i luftës në shkurt.

Pushtimi rus është penguar nga rezistenca e ashpër e Ukrainës dhe çështjet logjistike.

Qëllimi i tij fillestar dukej se ishte të shtrinte forcat ushtarake në të gjithë vendin dhe të rrëzonte qeverinë ukrainase.

Në vend të kësaj, Rusia është tërhequr nga zonat përreth kryeqytetit Kiev pasi dështoi për ta marrë atë, dhe që nga mesi i prillit ka përqendruar përpjekjet në dy provinca lindore.

/TV Malisheva

Share.