Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar datën e fillimit të sezonit 2022/23 në Superligën e futbollit.

Kështu, liga elitare do ta nisë edicionin e ri në fundjavën e dytë të muajit gusht, respektivisht më 13 gushtë 2022.

Kurse, data e fillimit të zezonit 2022/23 në ligën e parë do të nisë pas një javë, më 20 gusht, shkruan TV Malisheva.

Siç dihet, sivjet Kampionati Botëror për herë të parë në histori do të zhvillohet në vjeshtë, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, prandaj edhe kalendari i garave në të gjitha ligat, njashtu edhe në Kosovë, do t’i përshtatet këtij formati.

Ndërkohë, deri në përmbyllje të edicionit aktual ka mbetur të zhvillohet vetëm edhe një xhiro në Superligë, barazhi i Ligës së Parë, barazhi i Superligës dhe finalja e Kupës së Kosovës.

/TV Malisheva

Share.