Javën e kaluar Interi dhe Juventusit u ballafaquan në stadiumin “Olimpico” në finalen e Kupës së Italisë të cilën “Neroazzurrët” e fituan me rezultat 4-2 pas vazhdimeve.
Gjatë ndeshjes kishte ndodhur një aksident që nuk ishte publikuar në media ku trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri u pa duke shpërthyer drejt pankinës së zikaltërve dhe nga kjo situatë ai u ndëshkua me karton të kuq, përcjellë TV Malisheva.
Pas ndeshjes, në konferencë për media, Allegri kishte deklaruar se një zyrtar i Interit e kishte goditur, por gjithashtu kishte pranuar se reagimi i tij ishte i ekzagje ruar dhe se vendimi i gjyqtarit për ta përjashtuar ishte shumë i drejtë.
Në pamjet e publikuara tani nga mediat italiane shihet momenti i një përplasjeje të lehtë mes Allegrit dhe zyrtarit në fjalë nga e cila më pas eskaloi e gjithë situata.
Ja momenti:
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https://www.facebook.com/Fcinter1908it/videos/544527927349819/&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>
/TV Malisheva