Skuadra e Manchester Cityt aktualisht ka 4 pikë më shumë se “The Reds” të cilët kanë një ndeshje më pak, kurse gjithçka mund të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit, shkruan TV Malisheva.
Manchester City në ndeshjen e fundit luan ndaj Aston Villas aty ku do të përballet me legjendën e klubit rival, Liverpool, Steven Gerrad i cili është trajner i Aston Villas.
Pep Guardiola ka pasur një kërkesë interesante ndaj Southampton, ku tha se do donte që Saints t’i mposhtnin Liverpool me rezultat 4-0.
“Unë do t’u thoja ta mundin Liverpoolin 4-0 (qesh në dhomë), por vështirë të ndodhë. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, sepse është në duart tona. Në ditën e lojës sonë, i kërkoj të gjithë fansave të dalin në rrugë, në stadium, sepse e dimë që do të japim gjithçka në këtë lojë. Ata do të jenë shumë krenarë, jam i sigurt”, tha Guardiola.
/TV Malisheva