Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zëvendësuar kreun e Forcave të Mbrojtjes Territoriale, gati tre muaj pasi nisi lufta me Rusinë, pa paralajmërim dhe pa dhënë arsye, raportoi të hënën Reuters.
Gjeneralmajori Ihor Tantsyura ka zëvendësuar në postin e komandantit Yuriu Halushkinit.
Ministria e Mbrojtjes e ka përshkruar Tantsyuran si oficer me përvojë, i cili më parë ishte shef i shtabit të forcave tokësore të Ukrainës.
“Rritja e strukturës, veçanërisht në kushtet e luftimeve intensive, është përvojë e madhe, me gabime dhe arritje. Ka suksese por për fat të keq edhe humbje”, ka thënë kjo ministri në deklaratën e lëshuar për emërimin e Tantsyuras.
/TV Malisheva