Një analist rus, gjatë paraqitjes në një televizion shtetëror, shpalosi një pamje çuditërisht të sinqertë të luftës në Ukrainë dhe befasoi publikun rus me përgjigjen e tij.

Bëhet fjalë për analistin Mikhail Khodarjonok, i cili deklaroi se raportet ruse për ushtarët ukrainas të demoralizuar nuk dëshmojnë për gjendjen reale, sepse siç tha ai, këto janë vetëm raste individuale. Ai është i mendimit se situata është ndryshe dhe se ukrainasit janë shumë të motivuar dhe të gatshëm të vdesin për vendin e tyre.

I pyetur për të komentuar situatën aktuale në fushën e betejës, Khodarjonok u kërkoi shikuesve të jenë të kujdesshëm ndaj çdo informacioni që Rusia jep për rënien e moralit në radhët e forcave ukrainase. “Është e gjitha, sinqerisht, një gënjeshtër”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se e kundërshton kërcënimet për sulme me raketa kundër Finlandës, pas vendimit të fqinjit të Rusisë për t’u anëtarësuar në NATO, sepse, tha ai, mangësia kryesore e Rusisë ishte “izolimi i plotë gjeopolitik”.

“Sado e vështirë është për ne që ta pranojmë këtë, tani pothuajse e gjithë bota është kundër nesh”, tha ai, duke shtuar se Rusia duhet të dalë nga situata aktuale.

Ai më pas përmendi faktin se ndihma ushtarake dhe humanitare nga Perëndimi do të miratohet së shpejti, duke iu referuar Kongresit Amerikan, duke shtuar se Rusia duhet të përgatitet për faktin që Ukraina së shpejti mund të ketë “një milion ushtarë të armatosur”.

/TV Malisheva

Share.