Klubi nga Shqipëria ka prezantuar dy lojtarë brazilian, njër prej tyre emër i njohur në futbollin tonë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor Proenca si dhe mesfushorin Davi Ferrari.
Të dy këta futbollistë kanë firmosur ditën e sotme kontratë 1-vjeçare me skuadrën nga qyteti i Bilishtit, teksa kanë arritur të bindin trajnerin Stavri Nica.
Devolli Ferrari
Ferrari ka qenë në prova të Prishtina për disa ditë, por nuk kishte arritur ta bind stafin e klubit.
Me afrimin e Proencës dhe Ferrarit, ka shkuar në katër numri i brazilianëve te skuadra e Devollit, pas më parë u prezantuan edhe Paiva dhe Mota.