“Pranimi eventual i Kosovës në Këshill të Evropës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244, por edhe me vlerat që përfaqëson kjo organizatë”, i ka thënë Daçiqi me këtë rast.
Sipas kumtesës së Kuvendit serb, gjatë bisedës Daçiq ka përmendur rëndësinë e çështjes së Këshillit të Evropës, përkatësisht “çështjet që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë”.
“Në dritën e kërkesës së fundit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, kryetari i kuvendit prezantoi qëndrimin dhe argumentet tona që konfirmojnë se pranimi i, siç e quan ai, “të ashtuquajturës Kosovë”, është në konflikt me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me vlerat që ajo përfaqëson”, shkruan në kumtesë.
Kryetari i kuvendit serb kishte thënë se “për Serbinë është me rëndësi të madhe që në raportin e ardhshëm të trajtohen të gjitha çështjet në fushën e punës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (gjendja e demokracisë dhe institucionet në Kosovës, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut), duke ruajtur një qasje neutrale ndaj statusit”, pretendohet në kumtesë.
/TV Malisheva