Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se nuk sheh shenja të një përfundimi të afërt të luftës në Ukrainë, derisa paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm i saj mbetet plotësisht i mundur.
“Deri tani nuk ka asnjë shenjë se po i afrohemi përfundimit të konfliktit”, theksoi Scholz duke shtuar se ai ishte gjithashtu “i shqetësuar se mund të kishte një përshkallëzim të luftës”, raporton atsh.
Scholz, ka përsëritur se nuk do të merrte asnjë vendim që mund të çonte në një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.
/TV Malisheva