Dyshohet për mjet shpërthyes, policia bllokon hapësirat te Rektorati i UP-së
Hapësirat e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës janë bllokuar sot pasdite nga Policia e Kosovës pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili nuk ka dhënë më tepër detaje lidhur me rastin.
Siç kanë thënë policët në vendin e ngjarjes bëhet fjalë për “një çështje brenda Rektoratit”.
/TV Malisheva