Presidenti francez Emmanuel Macron i tha sot homologut të tij ukrainas se vendi i tij do të intensifikojë dërgesat e armëve në Ukrainë në ditët në vijim, thuhet në një deklaratë nga zyra presidenciale e Elysee.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin Volodymyr Zelensky, Macron tha se Franca ishte e gatshme t’i përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë nga Ukraina.

Ai tha gjithashtu se aplikimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet nga anëtarët e BE-së në një samit në qershor dhe përsëriti një ide për krijimin e një “komuniteti politik” të ri jashtë BE-së për ta bërë më të lehtë integrimin e Ukrainës.

Franca javën e kaluar furnizoi 13 automjete për shërbimet e urgjencës dhe ka ofruar 800 ton ndihmë humanitare që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në fund të shkurtit.

 

Share.