Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar se do të vazhdojë edhe këtë vit organizimin e turneut tradicional ndërkombëtar “Lah Nimani”.

Turneu “Lah Nimani” do të jetë i 14-të me radhë, dhe do të zhvillohet më datat 21 dhe 22 maj në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, përcjell TV Malisheva.

Pjesë e këtij turneu do të jenë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Peshimi i boksierëve do të bëhet me fillim nga ora 08:00 deri në ora 09:00, ndërsa gjysmëfinalja do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00, kurse të dielën do të zhvillohet finalja me fillim nga ora 12:00.

Më poshtë mund të gjeni gjyqtarët, delegatët dhe mjekun kujdestar të këtij turneu.

Gjyqtarë

1.Agim Shala

2.Agim Tahiraj

3.Safet Sylaj

4.Fadil Bekteshi

5.Visar Ibrahimi

6.Marigona Beadini

7.Granit Qorri

8.Luan Krasniqi

9.Agron Nushi

Delegat

1.Sylejman Voca

2.Nadir Shllaku

Mjeku kujdestar

Agron Kamberi

 

Share.