Ministri i Bujqësisë Faton Peci gjatë një vizite sot në Korreticë e Ulët të Drenasit, ka premtuar mbështetje për prodhuesit e fidanëve, me qëllim që të sigurohen prodhime cilësore në treg.

Ai me këtë rast vizitoi fermerin Nazmi Ahmeti, i cili ka 15 vjet që merret me kultivimin e fidanëve.

“U njoftova nga afër me mënyrën e kultivimit të fidanëve, si dhe kulturave tjera bujqësore. Me këtë rast u zotova se prodhuesit vendorë do ta kenë mbështetjen tonë në vazhdimësi, si përmes subvencione ashtu edhe përmes granteve. E gjithë kjo përkrahje do të ndikojë që tregu vendor të jetë i furnizuar me prodhime të freskëta dhe cilësore”, tha ministri Peci.

Ndryshe, Nazmi Ahmeti nga Korretica e Ulët e Drenasit përveç kultivimit të fidanëve të specave, domateve dhe trangujve, ka filluar kultivimin e luleve dhe bimëve dekorative.

 

Share.