Antonio Conte do të përfitojë një bonus prej 2.5 milionë funtesh nëse Tottenhami siguron një vend në top katërshe të Premier Ligës në fund të sezonit.

Italiani erdhi në muajin nëntor në krye të “Spurs” kur ata ishin në vendin e nëntë në tabelë dhe patën një përmirësim të rezultateve që kulmoi në javët e fundit pasi fitoret ndaj Arsenalit dhe Burnleyt duke i pozicionuar ata në vendin e katërt.

Tottenhami ka dy pikë më shumë se Arsenali kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, dhe falë diferencës së tyre jashtëzakonisht të lartë të golave, edhe një barazim kundër Norëich-it në ndeshjen e fundit të sezonit do të mjaftonte për të siguruar vendin e katërt, përcjellë TV Malisheva.

Nëse “Spurs” marrin rezultatin që u nevojitet, “The Times” raporton se Conte do të përfitojë 2.5 milionë funte për punën e tij.

Shpresa është që kualifikimi në Ligën e Kampionëve do ta bindë Conten të qëndrojë në klub edhe për sezonoin e ardhshëm.

/TV Malisheva

Share.