Teodorovic: Nuk ka zgjidhje magjike kompromisi për Kosovën, vetëm realitete
Akademiku serb Dushan Teodoroviq ka thënë se çështja e Kosovës, për të cilën “flitet vazhdimisht” nuk ka “zgjidhje magjike”.
Ai gjithashtu tha se Europa këto ditë “na thotë pa mëdyshje se Serbia, e cila është duke negociuar anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE), duhet të bëjë një zgjedhje strategjike, të ndryshojë politikën e saj të jashtme dhe të ndalojë së luajturi në tela midis BE-së dhe Rusisë”.
Teodoroviq ka thënë se mesazhi që BE po i dërgon Serbisë është në thelb shumë i thjeshtë.
“Ky mesazh thotë: Ju keni shprehur dëshirën tuaj për t’u bërë anëtar i klubit tonë. Ju lusim të lexoni udhëzimet për pranimin e anëtarëve të rinj dhe të plotësoni pyetësorin sipas këtyre udhëzimeve”, tha Teodoroviq.
/TV Malishev