Njëra prej rrugëve më të frekuentuara të Çarshisë së Shkupit, nga sot ka një emër të ri.
Me një ceremoni, ku u zbulua edhe pllaka, nga sot kjo rrugë do ta ketë emrin “Ukshin Hoti”.
Shpalosja e pllakës me emrin e tij, u bë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe familjarë të Ukshin Hotit.
Më pas në Shkup u hap edhe ekspozita ,”Bëje ose Vdis!”, kushtuar jetës dhe veprës së Mr. Ukshin Hotit.
Veprimtari i njohur Hoti, vazhdon të mbetet edhe më tej i pagjetur, pasi ishte i burgosur nga regjimi serb në burgun e Dubravës.
Ai u mor nga gardianët serbë dhe nga ajo kohë, para 23 vjetësh, nuk duhet asgjë më për fatin e tij. Rtk
/TV Malisheva