Është e pamundur që ndonjë punonjës të mos jetë vonuar ndonjëherë për punë. E shpeshtë apo shumë e rrallë, shefi dëshiron ta dijë arsyen e vonesës në punë. Pa dyshim që, shefi ka dëgjuar shumë sqarime gjatë jetës së tij por, reputacioni juaj në punë varet nga lloji i shpjegimeve që jepni. Pastaj, nëse shefi ju beson ose jo varet nga etika e punës dhe përvoja te kaluara.
Epo, nganjëherë disa raste janë aq të çuditshme sa e bëjnë më të vështirë për t’u besuar. Këtu janë disa nga arsyet më të çuditshme që, punonjësit i kanë përdorur për t’i arsyetuar vonesat e tyre.
- Jam vonuar sepse kalova natën në emergjencë pasi më qëlluan dhe therën.
- Jam vonuar sepse më ka zënë gjumi në autobus dhe e kam kaluar stacionin, pastaj kishin kaluar shumë kohë dhe nuk e kisha mundësinë më të kthehesha.
- Jam përpjekur që t’i prisja vetë flokët, por kam dështuar keq. Kështu që, u detyrova të gjeja një sallon të hapur që të mi rregullonin.
- Fëmijët më kishin mbyllur derën dhe nuk më linin të hyja në shtëpi. M’u desh ta thërrisja hapësin e dyerve, t’i merrja çelsat, t’i dërgoja fëmijët në shkollë, pastaj të vija në punë.
- Isha vonë sepse kishte një aktivitet të policisë që na tha të qëndronim në shtëpi, kështu që nuk mund të lëvizja. (Mos harroni, Kosova është vend i vogël e nëse po gënjeni me këtë arsyetim shumë shpejt do të kuptohet)
A është sinqeriteti zgjidhja më e mirë?
Punonjësit janë njerëz dhe bëjnë gabime. Andaj, në vend që ta stërlodheni kokën tuaj duke e përgatitur arsyen e gënjeshtërt në minutën e fundit, pse të mos jini të sinqertë? A e keni zgjatur gjumin më shumë dhe keni harruar ta vendosni alarmin? A janë fëmijët shkaktarët që ju vonuan? Besimi në punë është çelësi. Nëse gënjeni do ta theni atë besim dhe kjo do ta zhgënjejë punëdhënësin.
Po kaq e rëndësishme është edhe të kërkoni falje. Të qenit të vetëdijshëm që kjo jep shembull të keq te ekipi, prandaj duhet të merrni hapa për ta adresuar situatën. Kjo është më e mirë sesa të filloni të jepni arsye pa asnjë lidhje. Bëjani me dije menaxherit që e kuptoni implikimin dhe ke strategji për ta rregulluar këtë çështje. E kundërta, do të fillojë t’ju lëndojë herët a vonë.
E ka vërtet rëndësi arsyeja e vonesës?
Te disa shefa, arsyet pse jeni vonuar për punë nuk janë të rëndësishme sepse, nganjëherë arsyet që me të vërtetë qëndrojnë janë shumë private dhe çështje personale. Andaj, arsye të tilla i shtyjnë punonjësit të gënjejnë për të mos i ndar detajet intime.
A je vërtetë vonë për punë?
Ndoshta arsyeja e vërtetë që po vonoheni në punë, është sepse keni filluar të mos e doni më punën. Në qoftë kështu është koha e duhur të filloni të kërkoni punë të re.