Skuadra kryeqytetase do të përballet në udhëtim me skuadrën e Tahir Batatinës në ndeshjen vendimtare për mbijetesë.
Prishtinës i duhet me patjetër fitorja pasi rrezikon që të mbetet në barazh, duke qenë vetëm një pikë më shumë se Malisheva që aktualisht gjendet në këtë pozitë, shkruan TV Malisheva.
Për ndeshjen vendimtare të sezonit, tifogrupi “Plisat” kanë paralajmëruar përkrahje masive për ekipin.
Njoftimi i plotë:
PO SHKOJMË NË PODUJEVË
Plisa, të dielën zhvillohet ndeshja e fundit në kampionat dhe njëkohësisht edhe ndeshja kryesore e vitit. Fitorja është i vetmi opsion i klubit tonë të zemrës, e këtë mund t’a arrijmë vetëm të bashkuar. E kemi dëshmuar se kemi qenë gjithmonë pranë klubit kur ka pasur më së shumti nevojë, e këtë do t’a dëshmojmë edhe të dielën. Besa besë nuk është vetëm një këngë, ne luftojmë për këtë qytet dhe për klubet që mbajnë emrin PRISHTINA.
Të dielën të gjithë së bashku marshojmë drejt Podujevës-veç për FITORE!
Grumbullohemi prej orës 12:30 në fan club, kurse nisja në mënyrë të organizuar bëhet në ora 13:30 prapa parkingut të Pallatit të Rinisë.
PËR PRISHTINËN TONË QË SHUMË E DOJNA NA!.
/TV Malisheva