Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë rreth 40 miliardë dollarë, ose rreth 38 miliardë euro, ndihmë për Ukrainën për të rritur mbështetjen ushtarake pas pushtimit të Rusisë.

Lajmi vjen pasi senati amerikan miratoi të enjten projektligjin e ri të ndihmës ushtarake dhe humanitare të presidentit amerikan, Joe Biden për Ukrainën.

Projektligji u dërgua në Seul pasi Senati e miratoi atë gjatë kohë kur 79-vjeçari ishte nisur drejt Koresë së Jugut.

Theksojmë se për projektligjin kishin votuar 86 ligjvënës ndërsa 11 ishin kundër tij, raporton cnn.

Ndryshe, Biden aktualisht gjendet në kryeqytetin koreano-jugor, Seul, ku do të takohet me presidentin e ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

/TV Malisheva

Share.