Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi nga 502 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947. Në total numri i rasteve aktive është 213.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.829 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
/TV Malisheva