Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti gjatë pranimit të në tikete kundërvajtje, duke mos zbatuar urdhëratë i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./TV Malisheva

Share.