Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.469 doza të vaksinës.

“Deri më sot 822.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.561 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 514 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981. Në total numri i rasteve aktive është 188”, thuhet në njoftim.

Share.