Ngjarje horror në Turqi. Babai ukrainas ther me thikë dy fëmijët e mitur të tij.
Ngjarja makabre ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Antalia, ku protagoniste u bë një familje ukrainase
Një 38-vjeçar ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç, ndërsa ka plagosur bashkëshorten. Sipas medieve turke ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit (me orën lokale), kur autori, i cili kishte shkuar në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka pasur një debat të ashpër me bashkëshorten, të cilën e sulmoi me thikë.
Më pas autori i preu fytin dy fëmijëve të tij, të bijën gjashtë vjeçare dhe djalin katër vjeç. 38-vjeçari, i cili ishte pedagog i Ekonomisë në një universitet në Kharkiv, u arrestua. Ai akuzohet për vrasje me paramendim./TV Malisheva