Kryenegociatori i Serbisë në dialog me Kosovën dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se fakti që Besnik Bislimi,m do të donte dikë tjetër në vend të tij si kryenegociator vetëm sa konfirmon se pala serbe po lufton me vendosmëri në Bruksel.
“Fakti që Besnik Bislimi do të donte dikë tjetër në pozitën time si kryenegociator është vetëm një kompliment dhe konfirmim se pala serbe po lufton me vendosmëri në Bruksel. Mjerë ai të cilin Bislimi e lavdëron. Përshëndetje nga Manastiri i Kryeengjëjve të Shenjtë afër Prizrenit!”, shkroi Petkoviqi në Twitter.
Më herët, Bislimi kishte thënë se ndoshta procesi i dialogut do të kishte qenë më konstruktiv dhe më produktiv sikur në vend të Petkoviqit të ishte dikush që është pak më i vjetër dhe më me përvojë.
/TV Malisheva