Pasi rinovoi kontratën me Paris-Saint-Germain duke e bllokuar kalimin te Real Madridi, Kylian Mbappe vazhdon të flas dhe të zbulojë shumë gjëra rreth tij, sidomos ato që kanë të bëjnë me aspektin sportiv.
Sa fundi, ylli i PSG-së, ka treguar se e mbështet Milanin dhe zbuloi se foli me Liverpool-in përpara se të vazhdonte kontratën e tij me gjigantët e Ligue 1.
Ylli francez ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës me PSG-në deri në qershor të vitit 2025, duke refuzuar një ofertë të madhe nga Real Madridi, përcjellë TV Malisheva.
Sidoqoftë, “merengezët” nuk ishin klubi i vetëm me të cilin foli lojtari, ndërsa kontrata e tij po skadonte, pasi Liverpooli gjithashtu shfaqi interesimin e tyre për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës me Francën në vitin 2018.
“Kam folur me Liverpoolin sepse është klubi i preferuar i mamasë sime. Nuk e kuptoj pse ajo i mbështet “Të kuqtë”, ju duhet ta pyesni atë”, tha ai për “La Gazzetta dello Sport”.
“Përveç shakave, ata janë një klub i madh. I kisha takuar tashmë pesë vjet më parë kur luaja për Monacon. Kësaj radhe folëm shkurt, por në fund zgjedhja ishte mes Real Madridit dhe PSG-së. Të gjithë e dinë që doja të shkoja në Madrid verën e kaluar, sepse mendova se ishte zgjedhja e duhur”, shtoi ai.
Një foto e Mbappe-s i veshur me një fanellë të Milanit si fëmijë ishte bërë virale gjatë javëve të fundit, kështu që Mbappé u pyet për mendimin e tij për kuqezinjtë, të cilët sapo kanë fituar Scudetton e 19-të në historinë e tyre.
“Lidhja ime me Milanin është e veçantë. Dadoja ime ishte italiane dhe kaloja shumë kohë me familjen e saj, ata të gjithë e mbështesnin Milanin”, ka treguar ai.
“Falë tyre, kam parë shumë ndeshje të Milanit dhe jam bërë tifoz i tyre. Unë thosha: nëse do të luaj ndonjëherë në Itali, do të jetë vetëm te Milani. Po të kisha thënë diçka ndryshe, do të më kishin vrarë…”, tha në fund Mbappe.
/TV Malisheva