Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana nesër pret finalen e madhe të Ligës së Konferencës ku do të ballafaqohen Roma dhe Feynoordi.
Stadiumi “Air Albani” pritet të jetë i stërmbushur nga tifozët e të dy skuadrave, e po ashtu edhe ambientet përreth stadiumit pritet të jenë të mbushura me tifozë.
Për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen gjatë gjithë ditës së ndeshjes e deri pas përfundimit të saj, policia e shtetit në Shqipëri ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Ata kanë kërkuar edhe mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve nga të cilët kanë kërkuar të shmangin frekuentimin e zonave ku do të zhvillohet aktiviteti sportiv.
/TV Malisheva