Policia e Gjakovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të martën dy të dyshuar për vepra penale, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar të armëve, në lidhje me rastet e vjedhjeve në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë: Z . M. ( m/sh/k) dhe M. Th. (m/sh/k).
Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishekë të kalibrit të njëjtë si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishekë.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor.
/TV Malisheva