Një këshilltar i Mariupolit, Petro Andriushchenko deklaroi të martën se qyteti është kthyer si një qytet fantazmash, për shkak të bombardimeve ruse.

Ai tha se zyrtarët e bashkisë së Mariupol besojnë se të paktën 22,000 banorë të qytetit u vranë gjatë tre muajve të luftës.

Andriushchenko u shpreh se shifra bazohet në informacionet që ai dhe zyrtarët e tjerë të bashkisë vazhdojnë të kenë me zyrtarët të cilët janë të bllokuar, raporton CNN.

Megjithatë, ai beson se shifra aktuale mund të jetë shumë më e lartë. Bazuar në informacionin e mbledhur nga rrjeti i tij i burimeve, ai tha se Mariupoli është kthyer në mesjetë.

Ndërsa, presidenti ukrianas Volodymyr Zelensky deklaroi më herët se situata në rajonin lindor të Donbasit është jashtëzakonisht e vështirë.

/TV Malisheva

Share.